#oranews #interviste #silvacaka #everestdedaj
Dy ditë pasi Ilir Meta la detyrën e Presidentit të Republikës(24 Korrik) dhe pasi nisi fushatën anti-korrupsion me Partinë e Lirisë, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i ka dorëzuar Kuvendit shkresën ku bën të ditur se emri i Ilir Meta figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit.
Në lidhje me këtë Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, thotë se autoriteti i dosjeve ka bërë një lojë politike të inskenuar nga të tjerët.
Ajo në intervistën për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj tha se autoriteti nuk ka etiketuar se kush është personazhi I.M i përfshirë në dosje.
Silva Caka: Autoriteti nuk etiketojë se kush ishte personazhi I.M i përfshirë në dosjet e tyre. Autoriteti thotë se si janë referuar askujt. Autoriteti bëri një lojë politike të inskenuar nga të tjerët. Autoriteti nuk etiketojë se kush ishte personazhi I.M I përfshirë në dosjet e tyre. Përse u bë lajm?
Sipas saj kjo lëvizje të cilën e konsideron politike vjen pas rikthimit të Ilir Metës në politikë, pas lënies së mandatit.
Caka shtoi se kjo lëvizje e ish-kreut të shtetit e vendos Ramën në pozita jo të favorshme.
Silva Caka: Rikthimi i Metës ishte diçka që pritej nga shumë njerëz , jo vetëm nga ata që ishin pjesë e LSI. Rikthimi i Metës që ka zhvilluar beteja politike dhe ndoshta ka qenë i vetmi institucion që nuk ka qenë i kapur nga qeverisja e incineratorëve, sigurisht që i trondit dhe i vendos në lëvizje se çfarë do të shpiknin ditën që gjithë e kishin vëmendjen te LSI dhe rikthimi i Metës në partinë e Lirisë. Rikthimi i Metës e vendos Ramën në pozita jo të favorshme.
Ne si LSI I kemi kërkuar me shkresë zyrtare Nikolla, lidhur me shkresën që I ka shkuar nga autoriteti i dosjeve dhe sigurisht që pasi të jemi njohur me këto do kemi dhe vendimarrje që nuk kanë të bëjnë me karakter politik por ligjor.
Sipas Cakës kjo situatë politike për Metën është krijuar pas dështimit të mazhorancës për shkarkimin e ish-presidentit në kohën kur ishte ende në krye të kësaj detyre.
Silva Caka: Ajo që është e rëndësishme që të theksohet është se edhe pse këtyre është dashur që ta krijojnë këtë situatë politike, mendoj se mund të ketë ardhur që pas dështimit për ta shkarkuar Metën si president. Kjo nuk meriton asnjë vëmendje.
Ju e keni parë se çfarë kanë bërë këta me mbledhësit e kanoçeve, që na rezultuar pronarë incineratorësh, dhe me njerëzit që e kanë lënë këtë botë.
Më tej ajo hodhi akuza dhe ndaj SPAK duke thënë se ky institucion është i kapur.
Silva Caka: Këta nuk është se janë naivë, por janë të sigurt që ndëshkueshmëria për ta do të jetë zero. Këta kanë kapur SPAK, e manipulojnë nëpërmjet dosjeve që kanë me anëtarë të SPAK. Dhe anëtarët të SPAK janë në shkelje të kritereve kushtetuese dhe ligjore, pikërisht për këtë çështje.
Caka thekson se: Kjo është një vepër e cila praktikisht është dorë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Megjithatë siç e kam thënë edhe dje në një intervistë të gjithë do të këputen si fiq. Herë pas here këta hedhin shashka të tjera dhe kush ti hajë le t’I hajë.
Përgatiti Anila Kolgjini.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/caka-autoriteti-beri-loje-politike-te-inskenuar-nga-te-tjeret-veper-e-rame-i1051519
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube http://bit.ly/2DDddtL
Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s
Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/
Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV
source





0 Comments